“Big Brother” ka shndërruar në fenomen edhe në rrjetet sociale personazhet. Javë pas jave, shifrat lëvizin në “Instagram” mes personazheve, në varësi të dinamikave.
Por cilët janë personazhet e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” apo në media këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.
“Top Albania Radio” ka bërë edhe renditjen e kësaj jave, duke treguar se për kë ka shkuar preferenca e publikut, të paktën në rrjetet sociale.
Në rënie sërish si javën e kaluar, Efi Dhedhes ka humbur sërish ndjekës në platformën e “Instagram”, duke pasur një rënie prej 8 mijë ndjekës.
Suprizë e papritur, sepse edhe Kiara Tito rezulton në humbje këtë javë. Plot 3 mijë ndjekës kanë vendosur ta heqin moderatoren nga faqja e tyre, shkak mendohen situatat dhe debatet e fundit që ajo ka pasur pas rihyrjes së saj në shtëpi.
Edhe Krist Dragoti ka pasur një rënie, të vogël në numër pasi ka humbur vetëm 200 ndjekës, por edhe në rastin e tij mendohet se publiku nuk e ka pëlqyer faktin se ai ka debatuar me Luiz Ejllin.