sh-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka theksuar se anëtarësia përbën themelin e LDK-së dhe se asnjë strukturë e partisë nuk mund të jetë mbi vullnetin e saj.
Veliu ka deklaruar se as kryetari, as kryesia, as Këshilli i Përgjithshëm dhe as Kuvendi nuk mund të jenë mbi zërin e anëtarëve të LDK-së.
Ai ka shtuar se pas humbjes së thellë në zgjedhje, partia nuk mund të shpëtohet duke u mbajtur pas strukturave të kontrolluara, por duke dëgjuar dhe respektuar bazën e anëtarëve.
Postimi i plotë;
Anëtarësia është themeli i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Asnjë kryetar, asnjë kryesi, as Këshilli i Përgjithshëm dhe as Kuvendi nuk është mbi vullnetin e anëtarëve të LDK-së.
Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve nuk shpëtohet duke u kapur pas strukturave të kontrolluara, por duke dëgjuar zërin e bazës.
LDK nuk është pronë personale, as e një rrethi të ngushtë. Ajo u përket anëtarëve që e kanë ndërtuar, e kanë mbajtur dhe vazhdojnë ta mbajnë.
Historia e ka treguar se ata që i presin rrënjët, çajnë themelin, e ngatërrojnë rrugën dhe e shndërrojnë shtëpinë e përbashkët në strehë personale, nuk mbahen mend si kryetarë, por si i fundit që del prej saj.