7:33 / 14 April 2024
Pas provokimeve dhe ngacmimit të Heidit nga ana e Liamit, ku u akuzua edhe Jetmiri se ishte i përfshirë, ka shqetësuar Romeon.
Përderisa Romeo është i dashuri i Heidit, situata që ka ndodhur kuptohet që atë e ka acaruar shumë, shkruan lajmi.net.
Por Ledioni ishte ai i cili e ka pyetur Romeo se a frikësohet nga Liami dhe Jetmiri.
“A ke frikë nga Liami dhe Jetmiri”, ishte pyetja e Ledionit për Romeon.
Por, Romeo ka thënë që nuk frikësohet nga konkurrentët.
“Unë kam frikë vetëm nga Zoti”, u përgjigj Romeo.
Duke qenë së çdo ditë e më shumë po afrohet finalja e këtij edicioni, banorët kanë filluar të jenë shumë aktiv më krijimin e situatave të ndryshme.