Lajme

Romeo u tregon historinë banorëve: Një nga gazetarët e mi ka ftuar Heidin në emision

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:18 / 21 May 2024

Ditën e sotme, Romeo dhe Heidi kanë zbuluar më shumë sa i përket faktit se si kanë lindur ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin. Ndërkohë që ditën e djeshme për TAR, Heidi zbuloi se për herë të parë e ka parë Romeon në zyrën e tij kur ka dhënë intervistën për t’u bërë pjesë e BBV, Romeo ka zbuluar gjithashtu se një nga gazetaret e emisionit të tij e ka ftuar Heidin në program mirëpo kjo e fundit nuk ka pranuar pasi ka qenë shumë e ngarkuar.

Pjesë nga biseda në oborr:

Heidi: Kam patur shumë ftesa me thënë të drejtën në Shqipëri.

Romeo: Ishe e zënë. E ftoi një nga gazetaret e emisionit. Më tha që ishte ajo vajza që ka marrë pjesë tek GF dhe ka ndodhur dicka e madhe dhe unë ju thashë që patjetër ta ftojnë. Dhe i shkruajti një nga gazetaret.

Heidi: Po mendonim nëse do të kisha shkuar tek intervista, do kishte ndodhur e njëjta gjë mes meje dhe Romeos apo ajo? Dhe unë u përgjigja se duke e njohur veten, mund të ishte edhe një bllok absolut sepse nuk e sheh tjetrit me atë sy, je komplet profesionalizëm. Bën intervistën dhe ikën.

Romeo: Po mo po.

Juli: Eshtë shumë shpejt ajo të ndodhë në një intervistë, mendoj.