Lajme

Ronaldo asesi të ndahet nga Luizi e Kiara, tashmë po pret kërkim falje nga ata

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:31 / 4 August 2023

Ka muaj prej kur ka përfunduar edicioni i dytë i “Big Brother VIP Albania”, ku u shpall fitues, Luiz Ejlli.

Luizi përveç që arriti të rrëmbejë vëmendjen dhe simpatinë e të gjithëve, e po vazhdon ende, shkruan lajmi.net.

Për më shumë se një muaj, Luizi dhe Kiara, u përfshinë në një debat përmes rrjeteve sociale me Ronaldo Sharkën.

Pasi Ronaldo tha se emisioni “Kepi i Vipave” duhej të prezantohej nga ai dhe jo nga Kiara.

Deklarata e ish-banorit të Big Brother VIP Albania 2 e acaroi artistin shkodran, i cili reagoi ashpër përmes rrjeteve sociale.

“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’. Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly. Jo të gjitha bëhen për followers, ka një limit”, ishte shprehur Ejlli.

Ndërkaq, Sharka tani është pyetur nga ndjekësit se si është raporti i tij me çiftin.

“Nuk e kuptoj përse kaq shumë pyetje dhe kaq shumë kuriozitet. Unë jam njeri që i pranoj faljet, kështu që po pres të më kërkojnë falje dhe të reflektojnë. Të gjithë gabojnë”, tha Ronaldo.