Lajme

Ronaldo ironizon me Luizin pasi kthehet në Tiranë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:33 / 8 July 2023

Gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka vazhdon të bëhet viral me videot e tij.

Pasi u rikthye në media pasi që kritikoi Kiarën dhe moderimin e saj në “Kepi i VIP-ve”, kritikë që nxiti reagimin edhe të Luiz Ejllit, Ronaldo ka postuar edhe një video tjetër sot.

Gazetari para dy dite kritikoi Luizin kur i tha se ai ia kishte premtuar 5000 euro për babanë e tij, por Luizi e demantoi atë duke e postuar një video në InstaStory ku ai fliste diçka tjetër.

Para se të ndodhte kjo, Luizi kishte reaguar kundër kritikave të Ronaldos që ai ia kishte bërë gruas së tij, moderatores Kiara Tito.

Sot me një video, Ronaldo nuk është dorëzuar dhe me sa duket ai ka nevojë për para pasi që publikisht duket se ia kërkoi përsëri paratë Luizit.

“Bje paratë ktu”, ka shkruar ai derisa ironizon duke imituar në video.