Lajme

Ronaldo kërkon 5 mijë eurot, Luizi ende nuk ka marrë 100 mijë euro

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:32 / 17 July 2023

Gjatë episodit të “Kepit të VIP-ave”, u dha biseda që zhvilloi Ronaldo Sharka me Jori Dellin dhe Keisi Medinin për 5 mijë euroshin e premtuar nga Luizi gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP 2”. I pyetur nëse i ka marrë eurot e premtuara nga Luizi, Ronaldo shprehet se nuk i ka marrë dhe është shumë kurioz të dijë nëse premtimi i Luizit ka qenë i vërtetë apo thjesht e ka bërë në kuadër të lojës. Gjatë bisedës ai zbuloi se Luizi ende nuk i ka marrë 100 milionët e fitores, pasi nuk kanë përfunduar procedurat.

Jori Delli: Ti më the që Luizi do të të jepte 5 mijë euro.

Ronaldo Sharka: Ka premtuar 5 mijë euro. Është një nga pyetjet më të mëdha që më bëjnë “t’i dha Luizi 5 mijë eurot?”.

Jori Delli: Ti ka dhënë me tag-et dhe komentet që të ka bërë.

Ronaldo Sharka: Jo, jo nuk i ka konvertuar. Nuk i ka dhënë se nuk i ka marrë akoma mesa di unë, s’ka përfunduar procedura e 100 mijë euroshit.

Jori Delli: Pse ti po i pret domethënë?

Ronaldo Sharka: Kam vdekur.

Keisi Medini: Premtimet kur jepen duhet të mbahen, them unë.

Jori Delli: Duket se ka qenë pjesë e lojës.

Ronaldo Sharka: Edhe kjo brenda lojës?

Keisi Medini: E keni takuar, keni diskutuar me të për premtimin që ju ka bërë?

Ronaldo Sharka: Rastësisht në Top Channel është çdo ditë dhe jemi takuar shpesh, por nuk mund ta pyesja për paratë.

Jori Delli: Mendoni seriozisht se ishte një bisedë serioze?

Ronaldo Sharka: Çfarë mendoni se e kishte seriozisht Luizi?

Jori Delli: Jo.

Ronaldo Sharka: Jam shumë kurioz, a ishte serioz apo po bënte shaka, por nuk e di.

Jori Delli mendon se ky premtim i bërë nga Luizi ka qenë vetëm në kuadër të lojës dhe nuk mendon se do t’ia japë realisht këto para Ronaldos. Edhe pse mendon se Luizi nuk ishte serioz kur e bëri këtë premtim, ajo kërkon që Ronaldo t’i marrë këto para sepse do t’i japë për bamirësi.