Manchester United ka shënuar fitore të rëndësishme 3-2, ndaj Tottenhamit, në kuadër të javës së 28-të në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Cristiano Ronaldo, në minutën e 12-të, teksa në minutën e 35-të, Spurs e barazoi rezultatin me Harry Kane, ndërsa tre minuta më vonë, United kaloi prapë në epërsi me Ronaldon, i cili shënoi golin e dytë personal, me këtë rezultat u mbyllë pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Tottenhami u kthye prapë në lojë, duke e barazuar rezultatin në minutën e 72-të, pasi Harry Maguire shënoi autogol.
United nuk u dorëzua dhe arriti prapë për herë të tretë në ndeshje të kalojë në epërsi me Ronaldon, i cili ishte i disponuar për ndeshje, ku edhe arriti të kompletojë hat-trickun.
“Djajtë e Kuq” pas fitores renditen në vendin e katërt me 50 pikë, pas 27 ndeshjeve.