Lajme

Ronaldos i vdes foshnja

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:25 / 18 April 2022

Cristiano Ronaldo ka njoftuar se njëri prej binjakëve të tij që po i priste me Georgina Rodriguezin ka vdekur.

“Me pikëllimin më të thellë ju njoftojmë që djali ynë foshnje ka vdekur”, ka shkruar Ronaldo në Twitter.

“Është dhimbja më e madhe që mund ta ndjejë një prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep fuqinë që ta jetojmë këtë moment me ca shpresë dhe lumturi”.

“Do të donim t’i falënderonim mjekët dhe infermieret për krejt kujdesin dhe mbështetjen”.