Rozana dhe Laerti janë dy banorët e Big Brother që kanë deklaruar se kanë patur një raport miqësor të ngushtë para hyrjes në shtëpi.
Megjithatë, duekt se dhe miqësia e tyre po preket nga ambicia për të luajtur, duke thënë shumë gjëra pas krahëve të njëri-tjetrit. Rozana u shpreh gjatë ‘Prime’-t mbrëmë se nuk po e njeh Laertin që po sheh në këtë shtëpi, duke shtuar se ai ka krijuar një personazh të ri.
Ndërsa sot nuk po diskutonte me Livian ajo u shpreh:
“Po unë e kam sqaruar edhe atje sot, unë nuk është se kam dalë ndonjëherë me Laertin të ha dreka dhe darka kurrë nuk ka ndodhur. Ne jemi takuar thjeshtë në shkallë pallati. Kaq. Këtë e kemi bërë kur i kemi pas 40 e kusur vjeç, se ndonjëherë ne të vegjël nuk është se kemi qëndruar bashkë. Kurrë. Asnjëherë. Kështu e ka shitur Laerti dhe unë e kam lënë ta shesë kështu. Nuk e kam pasur Laertin shok fëmijërie, nuk ka ndejtur me Laertin ndonjëherë”.
Kur Livia u ndal tek respekti që ata kanë për njëri-tjetrin, këngëtarja u shpreh:
“Është reciprok. Po, kështu si u shit, e shiti ndryshe kur erdhi dhe tani dëgjova një gjë tjetër”.