Lajme

Rrëfimi i ëmbël i Kiarës: Hyra në Big Brother vetëm dhe do të dalë çift

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:31 / 24 February 2023

Kiara: Hyra në Big Brother vetëm dhe do të dalë çift, ky është ndryshimi më i madh që nuk e kisha menduar kurrë.

Ditën e sotme, banorët e “Big Brother VIP Albania”, kanë organizuar emisionin “Shqipëria Live”.
Banorët ishin të lidhur direkt me moderatorët , Ejona Rusi dhe Arion Muça, shkruan lajmi.net.

Të ftuar në panel ishin Kiara dhe Kristi, të cilët kanë folur për dinamikat në shtëpi dhe jetën pas “Big Brother”.

Prezantuesja e pyeti Kiarën se si do të jetë jeta e saj pas këtij formati, ajo sqaroi se do të jetë shumë ndryshe.

“Nuk e di realisht, nuk mund të them që do jetë kështu apo e mendoj kështu. Por, kam përshtypjen pas Big-ut jeta nuk do të jetë ashtu siç ka qenë, kanë ndryshuar shumë gjëra”, u shpreh ajo.

Bukuroshja tutje përmend faktin se ka hyrë e vetme dhe se do të dalë çift, pasi nisi një romancë dashurie me Luizin.

“Unë hyra këtu vetëm dhe po dalë çift, ky është ndryshimi më i madh që nuk e kisha menduar kurrë”, tha Kiara.

Ndryshe, Kiara ka fituar një pushim në Maldive, dhe atë çift.