Lajme

Rrëfimi i Romeos për pengun e jetës: E lashë shkollën sepse nuk kisha…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:11 / 22 May 2024

Të shtunën është finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 3”, dhe banorët po shijojnë ditët e fundit në shtëpinë e famshme. Ata së fundmi janë vënë përpara disa pyetjeve, ku duhej të përgjigjeshin të gjithë.

Pyetjes se cila është ëndrra e tyre në sirtar, Romeo i është përgjigjur: “Kam dashur shumë të bëja shkollën po nuk kam pasur mundësi, vitin e dytë e lashë se nuk mund ta paguaja”.

“Më vjen keq”, u shpreh aktorja Egla Ceno në anën tjetër. Moderatori gjithashtu ka folur edhe për historinë e dashurisë që krijoi brenda me Heidi Bacin. Moderatori tha se fillimisht ka pëlqyer buzëqeshjen e modeles dhe se i është dukur ndryshe nga vajzat e tjera.