Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se, rrezik si të vetëm ndaj Kosovës paraqesin ish-pushtetarët, politikanët, komandantët e korruptuar që janë bërë multi milionerë, e të cilët vetën e quajnë shqiptar, por ideal e kanë vetëm paranë, pushtetin e seksin.
Vendi jonë mundë ta shpëtoj veriun e Kosovës edhe pse nënshkrimet e marrëveshjet e dëmshme që i kishin bërë për të mbetur vetë në pushtet, si Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, janë barrë e rëndë kundër shtetit të Kosovës dhe për këtë Prokuroria jonë një ditë, kur të mbron interesin e shtetit, duhet t’i merr të gjitha këto marrëveshje për t’i hetuar dhe trajtuar si tradhti ndaj shtetit të Kosovës”, thotë Miftari.
“Jo rastësisht thonë se malin e pret bishti i sëpatës, e sa i përket AKI-së, sot ajo është vetëm një instrument i mbushur nga ish njerëzit e SHIK-ut, e mbushur me sekserë politikë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, por sidomos të PDK-së dhe nga njerëzit e krimit të organizuar. Kjo do të thotë së AKI nuk paraqet kurrfarë pengese apo rreziku për ndalimin apo pengimin e akteve terroriste të mundshme që i merr BIA Serbe në bashkëpunim me FSB Ruse kundër Kosovës. Kosova e vetme, sidomos pa ndihmën amerikane, gjermane e britaneze nuk mundë t’i pengoj vetë aktet e mundshme terroriste të Serbisë dhe Rusisë”, përfundon Naim Miftari.