Lajme

Rritja e pensioneve sot nga Qeveria, Haradinaj: Me mua skemat pensionale do të jenë më shumë se paga minimale prej 500 euro

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:01 / 7 October 2024

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim.

Në një postim në Facebook, ai këtë e ka quajtur si një mashtrim, që sipas tij, “shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët”.

“Përveç që është mashtruese, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve, as nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve por edhe lë jashtë kategori tjera sociale”.

“Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, qysh në ditët e para të qeverisjes të gjitha pensionet dhe skemat pensionale do të kenë rritje të menjëhershme prej 50% dhe pastaj çdo vit rritje prej 10%. Të gjitha skemat pensionale do të jenë më shumë se paga minimale prej €500”, ka thënë Haradinaj.