Lajme

Rron Gjinovci: Albini duhet me kanë shumë më radikal – këto çka po bën janë hajgare

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:22 / 6 September 2022

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci po kërkon nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të jetë më radikal në reforma.

Kjo përshkak se ai po e cilëson shtetin totalisht të kapur.

Sipas tij, vajza 11 vjeçare është përdhunuar për një vit rresht dhe nuk është arrestuar askush dersia është bërë e madhe.

Ndërsa, shton se, gjyshi që tentoti të sulmojë dje Rrahman Jasharajn është arrestuar për kanosje.

“Shtet totalisht i kapun. 1 vjet përdhunim i 11 vjeçares, asni i arrestum dej sa su bo e madhe. Gjyshi 80 vjeç nkom tveta smujke me nejt, koka arrestu për kanosje të kryeanalfabetit kosovar. Albini duhet me kon shumë ma radikal në reforma. Kto çka po bon ai janë hajgare”, shkruan Gjinovci.