Lajme

Rron Gjinovci: Edi Rama ka probleme mendore e emocionale

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:54 / 24 January 2023

Analisti, Rron Gjinovci, ishte i ftuar në emisionin “Kendiv”. Mes tjerash, për të u shfaqen disa fotografi të personaliteteve të ndryshme, të cilët duhet t’i komentonte.

Për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ai nuk kurseu fjalët gjersa kujtoi edhe përballjen e fortë që kishte pasur në “Pressing”  para disa vitesh.

“Sikur Edi Rama të mos kishte probleme mendore e emocionale, ai do të ishte i jashtëzakonshëm”, deklaroi pos tjerash Gjinovci.