Pas takimit që u zhvillua në pjesën e parë të ditës me Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme, Yvette Cooper dhe pas përfundimit të sesioneve të diskutimeve në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në margjina të tij, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
Kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e lartë për udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe organizimin e Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër për herë të dytë pas vitit 2018.
Një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, është takuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Për këtë ka ironizuar aktivisti Rron Gjinovci.
Duke treguar një bisedë me shokun e tij, në pyetjen se në takim me mbretin Charles nuk ishte Serbia, Gjinovci iu përgjigj po se ishte Edi Rama.
Shkrimi i plotë:
I thashë një shokut: interesant në takim me mbretin Charles s’ke Serbija.
Ai: jo more, ke.
Une: qysh bre, se pash kërkon.
Ai: ke Edi Rama.