Lajme

Rrustemi i VV-së: Opozita dëshiron të bllokojë shtetin e të dëmtojë qytetarët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:21 / 7 October 2023

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se opozita nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare, se dëshirojnë “të dëmtojnë dhe bllokojnë” funksionimin e Republikës së Kosovës

Mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita kryeministri, Albin Kurti, iu përgjigj me heshtje në pyjet parlamentare shtojnë ata.

E sipas deputetit të partisë në pushtet, Adnan Rrustemi, marrëveshjet milionëshe e pa asnjë vërtetje, opozita nuk i voton pasi “duan të dëmtojnë e bllokojnë” Republikës e Kosovës.

“Deputetët e opozitës shtrojnë pyetje parlamentare kinse po interesohen për interesin publik, kurse pikërisht interesin publik, interesat e qytetarëve e të Republikës pengojnë e dëmtojnë duke mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Asnjë vërejtje në këto marrëveshje nuk e kanë. E dinë mirë që janë për qytetarët e Republikën. E kanë të qartë se bëhet fjalë për 360 milion euro, dhe përsëri nuk i votojnë. E pse nuk i votojnë? Sepse duan ta bllokojnë shtetin e të dëmtojnë qytetarët e Republikës.

Kjo opozitë po na detyron me i fitu 2/3, 80 deputetë”, ka shkruar deputeti i VV-së në Facebook.