Lajme

Rrustemi i VV-së përgëzon Sylejman Selimin që tha se “në veri është kthyer rendi”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:22 / 19 June 2024

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është përmirësuar dhe rendi është rikthyer.

“Sot është situata në veri është ndryshuar, është kthyer rendi,” ka thënë Selimi.

Kjo deklaratë e Selimit është mirëpritur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili e ka përgëzuar për ndershmërinë e tij.

“Një shembull kur thuhet e vërteta dhe kur nuk je nga ata që të janë prishur bizneset”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.