3:54 / 11 January 2024
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka rikujtuar kërkesën e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë.
Rrustemi ka thënë se në anën tjetër, dy deputetë po akuzojnë Kurtin për këtë sulm.
Megjithatë ai s’i ka përmendur emrat e deputetëve, transmeton lajmi.net.
“Gjithë miqtë e Kosovës si Sekretari i Jashtëm britanezë kërkojnë me të drejtë që Serbia dhe Vuçiqi të mbahen përgjegjës për sulmin në Banjë, dy deputetë të PDK-së, po thonë: jo Vuçiqi, por Kurti është përgjegjës për aktin e agresionit dhe sulmin terroristë mbi Kosovën”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.