Lajme

Rrustemi: Opozita po shtyhen për vendin e dytë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:36 / 20 January 2024

“Ka një garë vërtet në kampin opozitar, ato po shtyhen me njëra-tjetrën dhe krejt ky diskutimi dhe diskursi për zgjedhje në fakt është një lloj përballje e partive opozitare me njëra-tjetrën, natyrisht duke goditur Vetëvendosje në mes. Partitë politike opozitare duke qenë të bindura se s’kanë asnjë gjasë për të fituar zgjedhjet, ata po shtyhen për ranglistën mes tyre. Atyre po iu intereson se cila prej tyre do të jetë e para në mesin e partive opozitare dhe e dyta në skenën politike. Po ashtu kanë edhe vlerësimet e tyre sesi duhet tejkaluar sfidën e pragut elektoral”, thekson Rrustemi.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Rrustemi, thotë se pa nënshkrim të marrëveshjes të Brukselit dhe Ohrit, s’mund të ketë zbatim.