Lajme

RTSH transmetoi live garën e tenisit serb, Bushati: Nuk e di nëse Serbia do ta bënte të njejtën po të festonte Shqipëria

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:34 / 4 August 2024

Televizioni publik i Shqipërisë, RTSH ka transmetuar drejtpërdrejtë garën e tenisit serb, Novak Djokovic në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, shkruan Insajderi.

Këtë veprim të televizionit shqiptar e ka kritikuar analisti, Andi Bushari.

Në një reagim në Facebook, Bushtatit i ka bërë përshtypje se si finalen e tenisit në Olimpiadë po e transmetonte edhe televizioni publik i Shqipërisë, RTSH.

“Per mua shume mire qe 𝐓𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 transmetoi finalen e tenisit ne Lojrat Olimpike. Por nuk di nese ne Serbi do jepej live nje gare ku Shqiperia festonte medaljen e arte”, shkroi Bushati në një postim në Facebook.

“Fitorja e 𝐆𝐣𝐨𝐤𝐨𝐯𝐢𝐪𝐢𝐭 kunder Alkaraz zhvillohej njekohesisht me shume sporte te tjera”, shtoi ai.