Lajme

Naser Rugova porosi kryeministrit: Këndelluni, me Serbinë kemi punë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:26 / 6 November 2022

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Rugova ka komentuar vendimin e Listës Serbe gjatë ditës së sotme.

Ai në një postim në Facebook shkruan se vendimi i tillë ka qenë i pritur, pas ngjarjeve të fundit dhe në dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi.

Madje, ish deputeti Rugova u ka bërë thirrje edhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentes Vjosa Osmani që të veprojnë urgjentisht. Ndërsa edhe opozitës i bën thirrje që të veprojnë bashkarisht.

Postimi i plotë:

Vendimi i Listës Serbe për tërheqje nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës ishte veprim i pritshëm pas ngjarjeve të fundit si në rrafshin e jashtëm ashtu edhe në procesin dhe dinamikën e dialogut Kosovë – Serbi. Nga dita e djeshme Vuçiq ka filluar fazën e parë të pengimit të arritjes së marrëveshjes përfundimtare mbi bazën e propozimit franko – gjerman që defakto do të thotë marrëveshje në mes të shteteve. Sot Vuçiq ishte në mbledhjen e veçantë të qeverisë serbe, takoj ambasadorin rus dhe atë kinez e pas këtyre takimeve shkoj te patriarhu serb bashkë me Daçiq dhe përfaqësuesin e serbëve të Bosnjes Milorad Dodik! Kjo flet për hapa tejet të koordinuar nga pala serbe!

Ku jemi ni si shtet, si institucione dhe spektër politik?

Deklarata në FB nga krerët e shtetit, njëjtë edhe opozita që kritikojnë qeverinë për mos parandalim të këtyre veprimeve nga serbët lokal. Moskoordinim, inate politike dhe mentalitet adoleshentësh! Këndelluni o njerëz! Me Serbinë kemi punë!

Kryeministër,

Thirre me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare;

Presidente,

Thirre me urgjencë udhëheqjen institucionale, liderët politik, Ministrat e sektorit të sigurisë dhe diplomacisë dhe ambasadorët e QUINT- it në Kosovë;

Nga këto takime koordinohuni ngushtë, veproni në mënyrë të sinkronizuar, bëhuni transparent me opinionin publik dhe kryeni me përgjegjësi detyrat e parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës!

Uniteti funksional dhe përgjegjësia shtetërore duhet të jetë në nivelin më të lartë!

Ky dimër do jetë sfidues për ne dhe shtetësinë tonë!

Bëhuni bashkë!

E drejta është në anën tonë!

Kosova mbi të gjitha.