Ballina

Rugova: Opozita pa strategji se si t’i kundërvihet qeverisë’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:38 / 26 July 2023

Tensionet në veri, sanskionet e Bashkimit Evropian dhe audio-inçizimet Kusari-Lila-Simiq janë disa nga ngjarjet që e kanë shoqëruar qeverinë Kurti në muajt e fundit, duke sjellë shumë polemika dhe reagim të ashpër nga opionioni publik.

Ata që po qëndrojnë më të heshtur në gjithë këtë situatë, janë subjektet politike opozitare

Të njëjtit kanë vazhduar turet e tyre duke bashkëbiseduar me shoqërinë civile dhe gazetarët, po asnjë veprim konkret për rrëzimin e Qeverisë Kurti, hap të cilin e kanë paralajmëruar disa herë.

Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nis sot takimet me ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për të diskuatuar rreth hapave për të dalë nga ‘situata e rëndë politike’ ku ndodhet vendi , sipas tyre…

…..

Ndërsa PDK-ja, nuk po mendon fare për rrëzimin e Qeverisë, të paktën deri në vjeshtë.

Lidhur me heshtjen e opozitës në raport me ngjarjet e fundit, ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

……..

Rugova tha se subjektet opozitare nuk kanë koordinim dhe një strategji të qartë se si t’i kundërvihen Qeverisë.

Janë tri subjekte politike të cilat nuk kanë bashkërëndim ose koordinim të veprimeve opozitare, nuk ka një platformë politike apo strategji se si t’i kundërvihen kësaj Qeverie që sipas meje po rrëshqet nga autokratizmi.Edhe përgjimet e publikuara ditëve të fundit nga Shefja e Grupit Parlamentar të partisë më të madhe që udhëheqë me Qeverinë e vendit, edhe çështje të tjera të ndjeshme si tensionet në veri, një qasje tejet kritike e partnerëve strategjikë të Kosovës të cilët kishin peshën më të madhe për lirinë dhe Pavarësinë e vendit. Këto ajnë tregues serioz dhe alarm që opozita të vetdijësohet, këndellet dhe t’i bashkërëndojë veprimet që t’i dalin përballë vullnetit qytetar dhe besimin që e kanë marrë nga ata” tha Rugova për “Gazeta Blic”.