Lajme

“Sa më kishte marrë malli”, Ledion Liço falenderon Top Channel në nisje të spektaklit të shumëpritur të BBV4

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:37 / 21 December 2024

Mbrëmjen e kësaj të shtune nisi spektakli i shumëpritur, Big Brother Vip 4.

Dhe sipas traditës. në çdo sezon fillimisht u hapën dritat e shtëpisë ku çdo dhomë, e çdo cep i cili do na shoqërojë për tre muaj, ishte madhështor.

Prezantuesi i këtij formati, Ledion Liço hapi këtë reality show duke iu drejtuar shqiptarëve se sa shumë e kishte marrë malli, ndërsa dha një mesazh falenderimi për “Top Channel”, që i besuan sërish prezantimin e emisionit më të madh, si ai i BBV4.

“Sa më kishte marrë për këtë studio, për këtë entuziazëm, për këtë publik. Shumë i lumtur falenderuar që Top Channel më zgjodhi për të vazhduar këtë rrugëtim në Big Brother Siç e tha dhe Sara Hoxha të cilës i uroj një sezon të fortë, vetëm unë dhe Arbër Hajdari nuk kam ndryshuar, çdo gjë tjetër është e re”, u shpreh Ledion Liço.