Lajme

Sa më shpejt institucionet e Kosovës duhet të hapin proces gjyqësor kundër tradhtarëve të atdheut

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:34 / 10 August 2022

Nga Halil Geci

Eskobar erdhi me sopat’ në dorë për t’ia prerë tutën Evropës, Borellit dhe Lajçakut. Njëkohësisht erdhi i vendosur për t’ia prerë rrugën Rusisë në Ballkan, të cilen rrugë e kishin shtruar tradhtarët e vendit me ndihmën e dyl.. Grenellit, Isës, Lutfisë, Gimo mutaqit, Hashimit, Kristaqit e Vuçiqit si dhe varësve të tyre – analistëve të shumtë, e veçmas Znaçkes, Llaveshit e Stanishiqit, si dhe defatoreve dhe tupanxhinjve të LDK-së si dhe mbështetësve të tyre në Prishtinë dhe Tiranë, dhe deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, komplet të zhytur thellë në tradhti kombëtare, si për “zajednicen” ashtu edhe për humbjen e tokës të Rugovës, si dhe ekstra territoret për manastire dhe marrëveshjet tjera të dëmshme për atdheun….!

Me sa po duket i ka ardhur fundi lojës gugjaz të Vuçiqit që pandërprerë ka luajtur me krejt Ballkanin, natyrisht me ndihmën dhe përkrahjen e Rusisë dhe tradhtarëve të shitur në Prishtinë dhe Tiranë.

Amerika dhe Europianët e kanë duruar tej mase lojën e Vuçiqt dhe tradhtarëve të vendit, duke e përdorur Rusin si mbrojtëse të saj, dhe si kërcënim për rajonin e Ballkanit, duke kërcënuar vazhdimisht, rajonin nëpërmjet të Serbisë.

E vetmja zgjedhje ka mbetur ta Armatosin Ksovën me armë mbrojtëse, dhe ta lejoj ushtrinë e Kosovës të dali në veri te kufiri i jonë, e ti thonë Serbisë a pi ulë bishtin a ta ç… unë po e kuptoj se kjo është detyrë e Europianëve dhe Amerikanëve dhe kështu duhet të veprojnë pa vonesë. Kurse detyrë e institucioneve të Kosovës është që sa ma shpejt të hapin procese gjyqësore kundër tradhtarëve të vendit që e nënshkruan asociacionin dhe që cenuan integritetin territorial të Kosovës, duke i ndarë tokë Malit të Zi, si dhe për tentim ndarjen e veriut.

Për këto dhe shumë dëme që i kanë ndodhur Kosovës nëpërmjet tradhtarëve me marrëveshje të këqija, institucionet tona janë përgjegjëse nëse urgjentisht nuk marrin hapa të tillë për ti hedhur tradhtarët para drejtësisë.

Hashim Po…, Isa Mutafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Enver Hoxhaj komplet me PDK-në dhe të gjithë deputetët që e kanë votuar asociacionin duhen urgjentisht të ndëshkohen nga drejtësia dhe kurrë ma mos të kenë të drejtë të merren me politikë. Rapsodët kanë punë dhe detyrë kombëtare ti denoncojnë me këngë tradhtaret e ri të atdheut tonë të vjetër…!

Kënga është kjo: ku ma kini Carin e Rusisë. Ku ma kini Vuçen e Shmadisë, Ku mi keni Stanishiqin, Kristaqin dhe Hashimin, s’do ju zë as bira e minit. Ku ma kini Isa Pu…, Gim Mutaqin e Lutë zh., defatoret e tupangjinjtë, bre krejt …!