Sekretari i Përgjithshëm i Nismas, Bilall sherifi, shpalli konventën e hapur të partisë.
Në fjalimin e tij, ai tha se u mungon pjesëtari i UÇK, Jakup Krasniqi, duke theksuar se ai dhe shokët e tij do të kthehen shumë shpejt në Kosovë.
“Jemi mbledhur sot të mbajtur një konvente politike të cilën sërish na duhet ta mbajmë pa zërin e lirisë. Jakup Kransiqi na mungon çdo ditë por ditët si këto na mungon në veçanti ne jemi të bindur se ai dhe shokët e tij te cilët përballen padrejtësisht me lirinë do të kthehen. Ka një kohë të gjatë që nuk jemi tubuar kështu, arsyet kanë qenë te shumta, pandemia por neve nuk na ka dekurajuar ky fakt, ne kemi vazhduar Ky takim i sotëm dëshmon se nisma nuk e ka ndërmend tw ndalet por do të vazhdojmë aty ku e kemi lenë. Kemi të bëjmë me dy lloje politikanësh në Kosove me ata që kanë realizuar veprat të cilat kanë premtuar me një politikan që e kemi përballë dhe me ata që kanë shkelur të gjitha premtimet që kanë dhënë në Kosovë janë dy lloje politikanësh. Kosova duhet të ketë kujdes nga këta lloj të politikaneve të cilët bëjnë çmos deri të vinë në pushtet, bëjnë premtime astronomike dhe kur vinë në pushtet bëjnë më keq se ata që kanë kritikuar të tjerët.
Jehona Rrafshi, nga Forumi i Gruas tha se ndryshimi bëhet vetëm me komandant Çelikun, andaj edhe po i mungon shumë parlamentit.
Ajo e quajti Albin Kurtin, mashtrues.
“Nga kjo konventë u bëjë thirrje të gjitha vajzave dhe grave që ti bashkohen Nismës. Partia Nisma Socialdemokrate është parti e shkëlqyer. Andaj të mobilizohemi në partinë Nisma për ta rikthyer shpresën te qytetarët. Albin Kurti ju doli vetëm një mashtrues. Ndryshimi bëhet vetëm me komandant Çelikun. Sa shumë po i mungon parlamentit zëri i Nismës. Nisma së shpejti do të kthehet në parlament. Kosovës i duhet një lider siç është Fatmir Limaj. Nga këtu e përshëndes edhe Jakup Krasniqin dhe kërkojmë lirim të menjëhershëm”.