Lajme

Sadiku: Asnjë reagimi nga Edi Rama e Ali Ahmeti për gatishmërinë e ushtrisë serbe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:48 / 28 December 2022

Analisti Ermal Sadiku ka komentuar situatën e fundit në vend.

Sadiku në Facebook ka akuzuar kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për mosreagimin e tyre ndaj situatës në Kosovë.

Sadiku ka thënë se Kosova është duke përjetu presion “presion te tmerrshem diplomatik ne tentim per te cliru veriun e saj nga bandat kriminale atje.”.

Më tej, ai ka theksuar se kur duhet të jemi më të bashkuar “dicka ndodh me neve”.

Shkrimi i plotë i tij:

Ne 2 javet e fundit, Kosova eshte duke perjetu nje presion te tmerrshem diplomatik ne tentim per te cliru veriun e saj nga bandat kriminale atje.

Serbie e ka ngrit nivelin e gatishmerise se ushtrise. Po dergon trupa drejt kufirit.

Asnje reagim nga kryeministri Rama apo ndonje figure tjeter ne Shqiperi e Partise Socialiste.

Asnje reagim nga Ali Ahmeti apo ndonje figure tjeter e BDIse.

Bash kur duhet te jemi te bashkuar … dicka ndodh me neve…