Sadri Ramabaja, analist dhe po ashtu edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status në lidhje me situatën fragjile të sigurisë në veri të Kosovës. Ai ka thënë se atje po synohet të krijohet një Donbas i ri, e që sipas Ramabajës është rrezik për kombin shqiptar.
Tutje, z. Ramabaja e ka cilësuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq si imitator të ish-diktatorit serb, Slobodan Millosheviq, dhe ish-diktatorit nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler.
Z. Ramabaja ka thënë se një gjë e tillë nuk do të kalojë, duke bërë thirrje për ndalimin e Vuçiqit.
“Ky projekt cënën rënd interesat jetike të Kombit tonë, por ai njëkohësisht është i rrezikshëm, jo vetëm për paqen në rjaon, por edhe në Europë.
Stop hitlerit të Ballkanit!” – shkroi ai, transmeton Nacionale.