Lajme

Sali Berisha mesazh Ramës: Në Europë nuk shkon kurrë me vota të vjedhura!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:01 / 17 May 2025

“Në Europë nuk shkon kurrë me vota të vjedhura, zgjedhje farsë dhe narko-shtet!” Ky është mesazhi i liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në një postim në facebook, pak para protestës së thirrur sot pasdite, ora 17:00, si një akt ndaj manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve, duke i quajtur procesin më të grabitur ndonjëherë në historinë shqiptare.

Po sot Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, demaskoi farsën zgjedhore të 11 majit në Samitin e IDU në Bruksel. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se narkoshteti vodhi zgjedhjet.

Ai tha se zgjedhjet u zhvilluan në klimë terrori, ndërsa Kryeministri përdori administratën në makineri elektorale, duke falur gjobat, zhvilluar tendera e prokurime për investime publike në periudhën e fushatës zgjedhore.

Gjatë fushatës, Kryeministri dha 138 licenca për mbjelljen e dhjetëra mijëra rrënjëve kanabisi, tha Berisha ndërsa kërkoi mbështetjen e IDU-s që në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje të lira.