Lajme

Sami Lushtaku: Albini dhe Vuçiqi në një vijë politike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:49 / 21 July 2023

Sami Lushtaku gjatë intervistës tregoi se Qeveria e Kosovës që dy vite e ka ndaluar një projekt për ujin që do të ndihmonte shumë qytetin e Skenderajt.

Ai u shpreh se të gjitha procedurat janë përfunduar dhe se vetëm po pritet veprimi i Qeverisë, por që nuk po ndodh.

Kurti që dy vjet ia ka ndalur projektin për ujë Drenicës, këtë se ka bërë as Serbia gjatë luftës. Skenderaj i ka rezistuar Serbisë e regjimit të Millosheviqit.

Në fund, Sami Lushtaku dha një mendim në lidhje mbi gjendjen në veri dhe veprimet e Qeverisë.

“Problemi i veriut nuk zgjidhet me forcë por me bashkëpunim me aleatët tanë. Albini dhe Vuçiqi në një vi politike, me veprimet që Albini i ka bërë këtu, i ka ndihmuar Vuçiqit atje”, tha Lushtaku.