12:31 / 14 October 2024
Gjatë hapjes së samitit të Procesit të Berlinit të hënën, kancelari gjerman, Olaf Scholz lavdëroi nga Berlini përparimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunimin rajonal. Ai vuri theks të veçantë në kontributin e Kosovës dhe e përgëzoi për arritjet e fundit në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).