Sara dhe Bardhi tregojnë mbështetjen e tyre për Heidi Bacin.
Dyshja kanë dërguar një dron për Hedin në emër edhe të bebit të tyre, shkruan lajmi.net.
“Më ty deri në fitore, qëndro e fortë të duam Sara, Bardhi dhe Bebi”, ishte e shkruar në pankartën e dërguar.
Ndërsa në ‘Instagram’ Sara ka treguar së droni për Heidin është krijuar me datën 1 Prill dhe deri më sot nuk është ngritur për shkak të pamundësive.
“Nuk me keni kërkuar kurrë diçka me shume sesa ti çoja një dron scoiattolos PS : Droni për Heidin është krijuar qe ne date 1 prill kur çifti ishte ok por është ngritur sot për shkak te pamundësive”, ka shkruar në Instagram Sara.
Ky dron i dërguar nuk nënkupton që Sara dhe Bardhi nuk e mbështesin Romeon.
“Kjo nuk do te thotë se nuk mbështesim Romeo Veshaj për te cilin mund te kemi një zog tjetër këto ditë. U kërkojmë fansave te Romit te rrinë te qete sepse dronat nuk i kontrollojmë ne se K U R shkojnë. Ndërkohë i urojme vajzës me te sulmuar te momentit te qëndrojë e forte”, ka shkruar më tej Sara./Lajmi.net/