Sara Gjordeni ka folur pas përjashtimit nga Big Brother VIP përmes disa postimeve në InstaStory ku shkruan se dëshiron të japë disa deklarata për të sqaruar publikun.
Fillimisht ajo i drejtohet çështjes me Françeskën duke u shprehur se është i padrejtë qëndrimi i saj në shtëpi dhe duhet të përjashtoheshin të dyja.
Sara bën dhe një deklaratë të fortë për Bardhin duke u shprehur se nuk do lejojë askënd t’i ndajë dhe se ai është babai i fëmijëve të saj.
Deklarata e Sarës: “Veprimi me Françeskën ishte një akumulim i mëse 30 rasteve nxitjeje dhe ofendimesh të vazhdueshme siç edhe mesa shoh është vënë re edhe nga ju. Unë nuk e mbaj veten për vajzë e cila kam fjalor të pasur ofendimesh. Rritur në një shtëpi me burra, arrita tek ‘veprat’, të cilat e pranoj nuk ishin të hijshme, por i qëndrova fjalës që thashë, se nuk do i falja më asnjë ofendim. Për mua qëndrimi i saj në shtëpi është i padrejtë dhe reflekton gjykimin e pasojës, jo të shkakut dhe peshku qelbet nga koka që do të thotë, duhej dënuar edhe shkaku, jo vetëm pasoja përfaqësuar nga unë në këtë rast.
Kërkoj ndjesë publike për agresivitetin që përmbante veprimi im, por askush në vendin tim, ju siguroj do kishte dalë nga vetja në një mënyrë apo në një tjetër, kur ofendimet e padrejta arrijnë atë lloj caku.
Të paktën dola nga ajo shtëpi si një banore e cila nuk sulmoi askënd e para dhe kjo ishte shenjë e vetëbesimit tim të lartë.
Sa për Bardhin është djali më burrë aty brenda! Babai i fëmijëve të mi dhe askush nuk i tretë nuk do lejohet të bëhet kurrë shkak i një ndarjeje sepse çfarë ndjejmë unë dhe ai atë e dimë vetëm ne.
Njerëzit të cilët kanë besuar tek ne, ruajnë një vend të veçantë në zemrën time dhe ju përulem për mbështetjen që na paskeni dhënë kur isha në shtëpi.
Për Meritonin po shoh komente. Turp. Unë, Bardhi, Meritoni nëse e keni ndejkur 24/7 ishim i vetmi grup real ditët e fundit në shtëpi. Madje i vendosëm emër: Pa Panik.
Meritoni ditët e fundit ka qenë mëse i sëmurë, me infuzione dhe pa imunitet, përpara prime pati edhe një episod ku u ul në tokë në dush dhe mendoi se i rat ë fikët. Gjithashtu u ndje i tradhëtuar nga shtëpia me situatën e rripit, ku as Ilnisa nuk i doli në krah e të vetmit që i ndejtën pranë isha unë dhe Bardhi. Kjo shpjegonë afërsinë tonë. Mendjeve perverse thjesht t’ju vijë turp.
Sot ishit planifikuar të shihnit linjën e jetës sime dhe Lunën në shtëpi nëqoftëse nuk do kisha bërë atë gabim dhe ju siguroj që për çdo veprim timin aty brenda do kishit një tjetër perceptim totalisht.
Kjo mundësi ishte shkruar të mos mu jepte dhe është i vetmi peng që kam nga kjo eksperiencë.”






