Lajme

Sara Gjordeni zbulon planet për dasmë me këngëtarin, dhe tregon se me kë nga banorët e BBV nuk flet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:30 / 28 May 2024

Ish-banorja e “BBV”, Sara Gjordeni ka treguar detaje të reja nga jeta e saj personale gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi.

“Jeni martuar me letra me Bardhin?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua modeles, e cila tregoi se çifti akoma nuk e kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre, por sipas saj një gjë e tillë do të ndodhë para lindjes së bebit.

Ish-missi tha se vitin tjetër do të bëjë një dasmë me Bardhin, pasi këtë vit vëmendjen ia kanë lënë motrës së këngëtarit, e cila martohet në gusht.

Sara e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, u shpreh se do kishte shumë dëshirë që fëmija i saj të ishte një vajzë, ndërsa sipas ish-banores së “BBV” Bardhi dëshiron që foshnja të jetë djalë.

Ndërkohë ka treguar dhe ish-banoren e BBV me të cilën nuk ka komunikim dhe ajo është Françeska Murati. Sara theksoi se pavarësisht se Missi i ka kërkuar falje, fjalët që i ka thënë ishin shumë të rënda. Kujtojmë që Sara Gjordeni doli me zarf të zi pikërisht pas përplasjes fizike me Françeskën, pasi tentoi ta fuste me forcë në banjo.