Lajme

Sara i kundërpërgjigjet ndjekësit që e quan të ‘pa denjë’ për Bardhin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:23 / 11 April 2024

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Sara Gjordeni i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në ‘Instagram’.

Një nga komentet që ishte ofenduese për të, ajo i është kundërpërgjigjur më shaka, shkruan lajmi.net.

“Prindërit e Bardhit nuk duan bërllogun që lanë të tjerët ta merr Bardhi, nuk je e denjë”, ishte komenti i ndjekësit.

Ndërsa, ajo ka thënë që këto komente e kënaqin fare.

“Ahahah po të mitë si e pranuan Bardhin me aq sa ka pasur? Nejse, ka folur një herë babai i Bardhit. Ju që flisni në emër të prindërve të tij sikur të kishit prokurë speciale përfaqësimi. Me kënaqni fare”, është shprehur Sara

Sara dhe Bardhi janë një nga çiftet më të përfolura që janë krijuar në ‘Big Brother VIP Albania’.