Lajme

Sara në pritje të ëmbël: Bardhi thotë që s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:33 / 19 April 2024

Këngëtari i njohur Bardhi dhe ish-banorja e ‘BBVA’ Sara Gjordeni shumë shpejt do të bëhen prindër.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë çifti, ku edhe nuk kanë munguar edhe dedikimet e tyre për fëmijën në ardhje, shkruan lajmi.net.

Bardhi ka falënderuar Zotin dhe ka treguar kjo qenka ndjenja më e bukur dhe më e shenjtë.

“Faleminderit Zotit… Këtë gëzim deshta me e nda me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë”, ka shkruar Bardhi.

Ndërsa Sara ka treguar që ka vetëm 4 javë që është shtatzënë dhe që gëzimi i tyre është shumë i madh dhe kjo është arsyeja pse e kanë bërë publikë.

“Vetëm 4 javë që drita jonë është në mes nesh por gëzimi ishte aq i madh sa të dy donim ta ndanim më dashamirësit sa më shpejt, e t’i gëzonim ato zemra që aq fort besuan tek ne e na mbështetën në çdo hap”, ka shkruar Sara.