Lajme

Sara thumbon opinionistët dhe i del në mbrojtje këtij banori

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:14 / 14 April 2024

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni ka “thumbuar” keq dy opinionistët e këtij reality show, Arbër Hajdarin dhe Ori Nebijaj, duke mbështetur kështu Romeo Veshajn.

Përmes një postimi në InstaStory, modelja ka krahasuar veten me aktorin, duke treguar se sa herë që sulmohet Romeo nga opinionistët i kujtohet vetja, sepse sipas saj këta të fundit me opinionet e tyre të bëjnë të dukesh keq edhe kur ke të drejtë.

“Sulmet kaq intensive ndaj Romeos më kujtojnë sulmet ndaj meje në çdo prime, sa herë që hapja gojën që të dilja sa më keq edhe kur kisha të drejtë. Për këtë e kuptoj shumë mirë sesi po ndihet. Ndihesh i pafuqishëm sepse mendimi i opinionistëve të duket definitiv dhe ti e di shumë mirë që ata ndikojnë në mendimin e publikut. Kjo demoralizon dhe nervozon në të njëjtën kohë.