NGA: FATON MEHMETI
U mbijetoi 16 plumbave një vajzë 13 vjeçare, jo vetëm kaq, por ajo humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë një sulmi brutal të ushtrisë serbe, gjatë luftës së vitit 1998-99, në Kosovë. Kjo është Saranda Bogujevci.
Së fundi, për inate pokitike ndaj Kurtit disa të mjerë sulmojnë Sarandën për një ekspozitë që e kishte bërë në Beograd në 2013. Këta që sulmojnë Sarandën ironikisht po në 2013 kanë mbrojtur dhe mbrojnë ata që nënshkruan Asociacionin, apo ndryshe thënë enklavizimin e Kosovës.
Harrojnë të mjerët se pikërisht Saranda bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Slobodan Millosheviç.
Gjithashtu ishte edhe dëshimtare në Hagë duke dhënë para botës dëshmi për krimet e Serbisë si viktimë e gjallë. Harrojnë të mjerët se e tërë familja e Sarandës u vra, katër ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si ‘Akrepat’. Viktima më e re ishte dy vjeçe.
Dhe, sot Saranda akuzohet nga ata që nuk kanë përjetuar asgjë dhe me paturpësi thonë fjalë të ulëta. Këta që e sulmojnë janë do hajvanë që kurgja Kosova nuk u ka pa hajrin.