8:51 / 19 May 2022
Në asnjë shkollë në Kosovë, të premten, nuk do të mbahet mësim, meqë mësimdhënësit do të jenë në protestë.
Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se ky vendim u mor që të mos ketë ndonjë incident në shkolla në kohën kur nuk ka mësues, ndërkohë që i qëndron vendimit se nëse nuk realizohen kërkesat, mund të ketë edhe grevë të përgjithshme.
Këtë vendim nuk e mirëpritën prindërit, të cilët këtë veprim e quajtën të tepërt.
Derisa në Ministrinë e Arsimit, përmes një komunikate, deklarojnë se kjo është shkelje e të drejtave themelore të fëmijëve, ndërkaq që orët e humbura do të kompensohen.
Në reagimin e MAShT-it iu bëhet thirrje mësimdhënësve të mos lënë orët e mësimit.