Lajme

SBASHK-u kërkon paga shtesë për kompensimin e orëve (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:19 / 22 October 2022

Sindikata e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës e Kosovës ka kërkuar kompensim shtesë për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës. Nga kjo sindikatë kanë thënë se për mbajtjen e orëve gjatë ditëve të vikendit, duhet të paguhen me së paku 50% të mëditjes. Këtë kërkesë të SBAShK-ut, po e  konsiderohojnë si të drejtë edhe njohësit e fushës së drejtësisë në Kosovë.

Ka dy javë që shkollat fillore në Kosovë, kanë filluar zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës.

E për zëvendësimin e tyre, mësimdhënësit po kërkojnë pagesa shtesë.

Sipas kryetari të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj në kontratën kolektive, thuhet se mbajtja e mësimit gjatë vikendit dhe festave zyrtare, duhet të paguhet së paku 50 për qind të mëditjes.

Këtë kërkesë të SBAShK-ut po e konsiderojnë si të ligjshme njohësit e fushës së drejtësisë.

Avokati Yll Zekaj ka thënë se Ligji i Punës nuk i obligon mësimdhënësit që të mbajnë mësim nëse nuk paguhen sipas kontratës.

Ndërsa Dibran Hoxha nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka kërkuar që të ketë marrëveshje ndërmjet dyja palëve, në mënyrë që orët e humbura të mbahen.

Një pjesë e madhe e nxënësve gjatë vikendit të kaluar bojkotuan zëvendësimin e orëve të humbura, me kërkesë të Këshillit të Prindërve të Kosovës.