Lajme

Schmitt: Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:16 / 29 March 2022

Sipas historianit zviceran, Oliver Jens Schmit, shqiptarët e Shqipërisë nuk kanë besim në njëri-tjetrin.

Schmitt beson se kjo mungesë besimi është prodhim i diktaturës enveriste dhe se ideologjia e kësaj diktature vazhdon të jetë prezente në Shqipëri.

“Unë mendoj se humbja e besimit është një nga të metat më të mëdha të një shoqërie dhe kjo shihet që në vitet 90 pajtimi i gjaqeve (në Kosovë) ishte faktor që tregonte nivel të lartë të besimit në njëri-tjetrin, por kjo i mungonte Shqipërisë dhe i mungon edhe në ditët e sotme dhe ky është prodhim i një diktature të rreptë, i një diktature të egër për të cilën nuk mund të flitet hapur në Shqipëri për shkak të një vazhdimi ideologjik në krye të shtetit, tani janë fëmijët e ish-krerëve komunistë që janë në pushtet dhe nuk kanë asnjë interes për një debat të hapur për atë se çfarë quhet trashëgimia komuniste në Shqipëri dhe kjo është një fatkeqësi e madhe për Shqipërinë dhe kjo natyrisht në Kosovë mungon” tha Schmitt në Rubikon të Klan Kosovës.

Tutje historiani i cili është autor i disa librave për historinë shqiptare, tha se është fatkeqësi që të gjitha modelet e interpretimit të historisë shqiptare janë shkruar në periudhën enveriste.

“Në Shqipëri pas rënies së komunizmit kishte përpjekje të ndryshohet edhe interpretimi i historisë, problemi është që shumë historianë vazhdojnë të mendojnë në kategoritë e një shteti autoritar edhe po flasin për shembull për rishkrimin e historisë, historia nuk shkruhet vetëm nga historianët në shërbim të shtetit, por edhe nga një shoqëri, nga intelektualët, është gjithmonë një proces i hapur, unë mendoj se në rastin e Shqipërisë është një fatkeqësi e madhe që vetëm në periudhën enveriste u krijua një shkollë e historiografisë dhe të gjitha modelet që i njohim tani për të interpretuar historinë shqiptare u shkruan në atë kohë edhe ata që janë përpjekur të reagonin në vitet 90 ishin në ndikim të këtij mendimi që është për fat të keq mendim autoritar”, tha Schmitt.

Sinulla on kotkan silmät: Tarkkaavainen kotkansilmäinen Arvoitus nerokkaimmille: Kuinka ratkaista yksinkertainen pulma, jota kaikki eivät pysty käsittelemään: Voitko löytää sanan "LOCK" 10 sekunnissa: pulma todellisille Mysteerinen luku: 1 prosenttia mestareista näkee sen 11 sekunnissa Tarkan katseen omaavat ihmiset löytävät 13-tunnin kellon arvoituksen Super Älykkyystesti: löydä 2 eroavaisuutta