Lajme

“Se di qysh ka mujtë me ja zgjatë dorën Daçiqit” Reagimi i Mirenes pas deklaratës së Bogujevcit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:23 / 2 June 2025

Gazetari Ilir Mirena ka komentuar përplasjen me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci. Ai e ka kritikuar për heshtjen ndaj aferave të korrupsionit gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

“Nuk iu ka dëgjuar zëri për çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve – për aq shumë afera dhe korrupsion të publikuar nga mediat dhe kolegët tanë. Në vend se të reagojë, ajo bëhet avokate e këtyre aferave dhe sulmon njerëz majtas e djathtas”, u shpreh Mirena.

Ai ka komentuar gjithashtu takimin e Bogujevcit me Ivica Daçiqin në Beograd, duke shprehur habi se si ajo ka mundur t’ia zgjaste dorën një figure të tillë.

“Edhe unë kam publikuar fotografinë me Daçiqin dhe i kam përmendur takimet në Beograd. Nuk është e drejtë që ajo të përdorë gjuhë të tillë ndaj meje. Me gjithë tragjedinë që i ka ndodhur familjes së saj, nuk mund të thuhet se ajo ka bërë ndonjë kontribut më të veçantë se shumë familje të tjera në Kosovë. Nuk e kuptoj si ka mundur t’ia zgjasë dorën të djathtës së Millosheviqit”, shtoi Mirena.