Lajme

“Seç ke një mik që fiton tendera qeverie”, Alibeaj-Çanit: Hajde më jep një provë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:35 / 10 May 2023

Gazetari Arian Çani u përball me Enkelejd Alibeajn në “Now me Erla Mëhillin” duke e akuzuar këtë të fundit se një mik i ngushtë i tij po fiton tenderat e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Arian Çani: Enkelejd, po edhe ty të mban Rama.

Enkelejd Alibeaj: Më jep një provë.

Arian Çani: Po seç ke një mik që e ke shumë të afërt ti, prej vitesh në fakt i cili vazhdon të marrë tendera nga qeveria.

Enkelejd Alibeaj: Hajde më jep një provë.

Arian Çani: Ti e di që unë jam njeri me etikë.

Enkelejd Alibeaj: Aaa jo, përderisa thua këtë.

Arian Çani: Po ti mohoje, thuaj se kam.