Ballina

Sefaj: Servila, dyftyrësha, Albinin po e arsyetoni, Hashimin e Ramushin i keni shpallë tradhtarë…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:34 / 17 January 2023

Drejtuesi i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka kritikuar ashpër ata që po e mbrojnë kryeministrin për rastin e përkujtimit të Oliver Ivanoviqit

Sefaj ka shkruar në Facebook se është krejt nornale Hashimin e të tjerët me i shpallë tradhtarë, ndërsa Albinin për rastin kur e lavdëron Ivanoviqin me mbrojtë, shkruan Sot News

Postimi i plotë i Sefajt në rrjetin social facebook

Krejt ju qe mundoheni me arsyetu fjalimin e Albinit për Oliver Ivanoviqin jeni dyftyrësha dhe servila. Për deklarime dhe qëndrime shumë më të vogla i keni sha me nanë dhe babë, Hashimin dhe Ramushin, e i keni shpalle edhe tradhtarë.

Ndërsa ne, qe se kemi bajtë krytë për se rani sa me qethë berberi, secilës punë të poshtër, i kemi thanë e poshtërsi dhe jeni distancuar prej saj, kemi të drejtë dhe ftyrë edhe sot me kritiku.

Kryeministri nuk ka të drejtë, nuk mundet dhe nuk duhet ta amnistoj asnjë kriminel për asnjë taktike, çmim as matematikë, sepse shkel gjakun e mijëra viktimave të vrarë nga kriminelet serb.

Ju qe po mundoheni t’ia bëni avokatin thjeshtë palone, se nuk arsyetohet veprimi i mbrëmshëm për asnjë taktikë as matematikë.

Kryeministri duhet të kërkoj falje të sinçertë edhe pse kerkim falja nuk e korrigjon dëmin e shkaktuar!