Lajme

Sekretari i Këshillit të Prindërve: Për 3-4 ditë gjithçka do të jetë në rregull sa u përket librave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:48 / 26 August 2023

Enver Balaj, Sekretar i Këshillit të Prindërve ka bërë ftesë që të mos bëhet panik për furnizimin e nxënësve me libra.


Ai ka thënë në Klan Kosova se për më pak se një javë gjithçka do të jetë në rregull.


“Për 3-4 ditë gjithçka do të rregullohet. Besoj që të hollat do të kalojnë tek aplikantët. Edhe po të zgjatet 3-4 ditë nuk është problem. Edhe më herët shpërndarja nuk është bërë para 3-4 shtatorit”.

Ai ka thënë se situata e krijuar nuk duhet të ndikojë në mosfillimin e vitit shkollor në kohë.

“Libra ka të mjaftueshëm sepse libraritë janë përgatitur për tenderim. Shtëpitë botuese kanë stoqe dhe të janë të përgatitura për shitjen e librave”.