Bilall Sherifi Sekretar i Përgjithshëm i partisë NismaSocialdemokrte është i ftuar i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin I cili ka folur gjerë e gjatë për zhvillimet poltike në vend, qeverisjen e Albin Kurtit, marrëveshjen për targat , marrëveshjen finale Kosovë -Serbi, rolin e opozitës në Kuvend përball Qeverisë si dhe për Frontin Opozitare, ide kjo e thënë publikisht para disa ditëve nga vet kryetari i Nisma Fatmir Limaj, raporton Gazeta Blic.
Marrëvshjen për targat Sherifi po e vlerëson si dorëzim të Albin Kurtit para presionit ndërkombëtar dhe me këtë marrvëshje, sipas tij, kryeminsitri Albin Kurti i ka bërë favor Serbisë.
“Si duket Kurti po beson që me rima ka ardhur në pushtet dhe mund të qeverisë edhe përmes rimave përmes ndryshimit të fjalëve duke qenë në opozitë do të mashtronte edhe partnerët ndërkombëtare siç i ka mashtruar edhe militatënt e tij. Nëse nuk është marrëveshje i bie që është imponim dorëzim i z. Kurtit, sepse fjala dakordim dhe marrëveshja në përmbajtje nuk kanë asnjë ndryshim dhe nëse i besojmë kryeministrit se ajo nuk ka qenë marrrëveshje, atëherë del se ka qenë dorëzim dhe imponim i Kurtit përball Serbisë” vlerëson Sherifi.
Sipas tij, Kurti ka ndryshuar komplet nga premtimet dhe fjalët sa ishte në opozitë dhe tash si kryeministër.
Ai ka pyetur kryeministrin e Koosvës se cfarë afere korruptive i prezantuan atij amerikanë me rasti ne paranimit të marrëveshjes për targat në Burksel.
Sherifi ka akuzuar Kurtin se gjatë gjithë kohës sa ishte në opozitë ka kritikuar qeveritë e kaluara se ato janë të shantazhuara nga SHBA-ja me afera korrupstive dhe se në momente të caktuara ata kanë lëshuar pe karshi presionit ndërkombëtar.
“Kurti ka besuar se përmes diskursit publik që i ka fituar zgjedhjet me të njëjtin diskurs do të mund të qeveriste , qeverisja kërkon vendimarrje në momentin që vjen në qeveri nuk mjaftojnë fjalët e bukura, por duhet të marrë vendime dhe tash jam shumë kurreshtar t`i tregoj publikut ashtu siç i tregonte me krenari se nuk di çka është presioni, tash të na tregoj si duket ai presion edhe pse ne publikisht e kemi parë se si duket presioni , presioni është se së pari e pamë që ua ndaluan vizitat ministrave të qeverisë dhe kryetarëve të komunave në SHBA … normalisht kjo është qasje diplomatike, sepse ata nuk ta ndalojnë përgjithmonë , por për një fazë të caktuar , sanksioni tjetër ishte heqja nga agjenda për liberalizimin e vizave, këto janë format e presionit që bëhen. Kurti besonte apo e ka shitur për publikun se të tjerët kanë lëshuar pe, sepse kanë qenë të korruptuar sepse ndërkomëbatarët ua kanë treguar dosjet dhe s`kanë pasur qare pa lëshuar pe, tash pse ky standard apo shpjegim për të gjitha ata që u nënshtrohen presioneve, pyes Kurtin cilën afërë korrpuptive ia treguan në këto 48 orët e fundit që ai pranon atë që i është afruar të hënën, cfarë afere ia prezentuan Kurtit dhe nëse Kurtit nuk i kanë prezentruar aferë korruptive del që të gjitha akuzat se këta po lëshojnë pe për shkak të shkak të aferave korruptive ,del se ka qenë vetëm diskurs elektoral para zgjedhjeve” tha ai.