Lajme

Sekretarja e GUXO-s: Po, Vjosa Osmani është emër i pranueshëm për president

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:33 / 26 February 2026

Triera Kasumi-Berisha thotë se Osmani është emër i pranueshëm, ndërsa qëndrimi zyrtar pritet nga kryesia.

Sekretarja e Përgjithshme e partisë Partia GuxoTriera Kasumi-Berisha, ka deklaruar se Vjosa Osmani është emër i pranueshëm për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Në emisionin “Debat Plus”, Kasumi-Berisha theksoi fillimisht se qëndrimi zyrtar i partisë do të dalë nga kryesia. “Besoj se i takon kryesisë me dalë me një qëndrim të përbashkët”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse tashmë ekziston një qëndrim dhe nëse Osmani është emër i pranueshëm për Guxo-n për një mandat të dytë, ajo u përgjigj shkurt: “Po, është”.

Ajo shtoi se partia i ka parasysh afatet kohore dhe rëndësinë e çështjes, duke theksuar se qëndrimi zyrtar do të bëhet publik brenda afateve të përcaktuara.