NGA: REXHEP TORTE
Naim Miftari ish epror i i UÇK-së dhe ish agjent SHIK-ut, tashmë disa vite deklaron dhe sugjeron hapur se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj në tërë hallkat e sistemit qeverisës dhe administrativ në Kosovë i kanë instaluar sekserët e tyre, sidomos në prokurori, gjyqësi dhe në Gjykatën Kushtetuese në Kosovë, dhe se pa spastrimin e këtyre sekserëve shtetësia e Kosovës do të ketë pengesa të vazhdueshme në ngritjen dhe forcimin e saj brenda dhe jashtë Kosovës.
Këto deklarata dhe sugjerime të Naim Miftarit deri sot, asnjëri nga të apostrofuarit me emër e mbiemër nuk pati kaçik t’i demantojë qoftë edhe me një fjali. Kjo dëshmon se deklaratat dhe demaskimet që Naim Miftari ua bën ish udhëheqësve dhe ish komandantëve të UÇK-së nuk i luan as topi, ndërsa Prokuroria e Shtetit të Kosovës po heshtën?!
Kjo dëshmohet edhe me stërgjatjen e tepruar dhe jashtë tërë normave të përgjigjes lidhur me Ligjin për Byronë për Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Jashtëligjshme dhe me shumë lëndë të tjera që qëllimisht mbahen në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Hekuran Murati-ministë i Financave të Kosovës këtyre ditëve deklaroi se, “Ende s’është publikuar aktgjykimi i plotë i Ligjit për pagën minimale edhe pse ka kaluar më shumë se 1 muaj nga njoftimi nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se ky Ligj nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajve përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi, për shkak të mos publikimit të aktgjykimit të plotë. Janë dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës”, thotë ministri Hekuran Murati, transmeton “Bota Sot” në ËEB faqen e saj më 29 korrik 2024 në aktuale.
UDB – ashet shqiptarë në spikamë të emisionit “Debat Plus”
Ermal Panduri-gazetar dhe moderator i emisionit televiziv “Debat Plus” këtyre ditëve deklaroi se “është kërcënuar pasi në emisionin e tij televiziv “Debat Plus” po trajton tema të ndjeshme me ish të burgosurit dhe të pëndjekurit politikë, të cilët me emra e mbiemra po i tregojnë udbashët shqiptarë në Kosovë të cilët në kohën e ish Jugosllavisë pamëshirshëm i torturoni të burgosurit shqiptarë”.
Udbashët shqiptarë asokohe për interesa dhe favore të tyre personale janë bërë dsherbetorë të UDB-së serbe të bindur se asgjë nuk do të dalë në dritë dhe se për ta Serbia konsiderohej e pamposhtur, por ja që nuk mbetet asgjë pa u zbuluar herdo kurdo, gjë që edhe u dëshmua.
Redaksia “Bota Sot” në wEB faqen e saj në vazhdimësi po transmeton sekuenca nga emisioni “Debat Plus”.
“Rrëfime për Mehmet Locin, udbashin ashin e rrezikshëm që rrahu e malltretoi rrëndë të burgosurit shqiptarë-pas lufte u be veteran”, (Bota Sot) Lajme-Aktuale më 30 pril 2024.
Nimon Krasniqi, ish i burgosur politik në emision televiziv thotë se, “agjenti udbash Mehmet Loci e ka rrahur brutalisht ne burgun e Pejës gjatë viteve 80-ta[C1] ”.
Ibish Neziri, ish I burgosur politik në emisionin “Debat Plus” flet për përjetimet dhe torturat e shkaktuara nga udbashët shqiptarë Asllan Sllamniku dhe Sefedin Shehu, Faton Zhubi, Sejfullah Sahatçija dhe Qazim Rugova”, (Bota Sot) wEB faqe e dates 30 korrik 2024…
[C1]