Petrit Selimi, analist dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka komentuar vizitën e William Burns, shef i CIA-s, në Kosovë, ku u takua me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe Petrit Ajetin, drejtor i AKI-së.
Në shkrimin e tij, Selimi ka ritheksuar se Kosova vazhdon të jetë nën sanksione të BE-së.
Tutje, Selimi ka vlerësuar se ndoshta vizita e Burns-it sjell ndryshim.
“Kosova aktualisht është nën sanksione të BE-së, ShBA-ja ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington DC (përfshirë ambasadorin e ShBA-së që ka qenë i qartë për atë se s’ka takime për Kurtin në Uashington DC), jemi bllokuar nga Gjermania dhe Franca për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Diçka duhet të ndryshojë dhe të ndryshojë shpejt. Ndoshta vizita e Burns-it sjell ndryshim” – ka shkruar ai.